Haxhiu për dorëzimin e Radoiçiqit: Presioni i ndërkombëtarëve ndaj Serbisë të vazhdojë e të mos ndalet

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përsëritur kërkesën ndaj faktorit ndërkombëtar që të bëjë presion te Serbia për dorëzimin e kriminelit, Milan Radoiçiq, në Kosovë, i cili pranoi se është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në një konferencë për medie, Haxhiu ka thënë se Serbia ende nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ofrimin e provave që ndërlidhen me kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

“Për ofrimin e provave që ndërlidhen me kryeterroristin, Milan Radoiçiq, Serbia deri tani nuk ka kthyer përgjigje. Kërkojmë prova për këtë rast, duhet ta ketë qartë Serbia se i vetmi që ka të drejtë të hetojë këtë rast është Kosova. Në vend që Serbia të bëjë kërkesa të tilla që provat të transferohen në Serbi, duhet që Radoiçiqin ta dorëzojë tek institucionet e Kosovës. Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë Radoiçiqin dhe kriminelët e luftës. Në anën tjetër, nuk ka presione për Serbinë që të dorëzojë kriminelë. Kjo për mua është shqetësuese, edhe kriminelët e luftës edhe ata që kryejnë krime kundër paqes. Presioni të vazhdojë, të mos ndalet.”, ka deklaruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika