Haxhiu për Engel: Në ditët më të vështira, ngriti zërin fuqishëm kundër persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të premten një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve më të vështira.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, theksoi se Engel ishte një mik i madh i Kosovës, i cili ngriti zërin në kohën kur populli i saj përballej me represion dhe shkelje të rënda të të drejtave nga regjimi serbo-jugosllav në vitet ’90.

Sipas saj, në një kohë kur bota hezitonte të vepronte, Engel bashkë me kongresistë dhe senatorë të tjerë amerikanë kontribuoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke kërkuar liri dhe të drejta për popullin shqiptar.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika