Deputeti i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqt ku ky i fundit dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“[kryeministri i Kosovës Albin Kurti] Ai që ka ardhur në pushtet me parullën hajnat në burg del t’i mbrojë hajnat në foltoren e Kuvendit [të Kosovës], dhe ky është Albin Kurti”.

Sipas deputetit të PDK-së, qasja e kryeministrit Albin Kurti sipas tij është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.

“Sepse ata[qytetarët] i besuan atij [Kurti pasi e sollën në pushtet], për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin ndërsa tani po shikojmë një përpjekë të Albin Kurti dhe qeverisje se tij që legjitimojë dhe nepotizmin dhe korrupsionin. Pra kjo mbrojte ose marrja në mbrojtje një personi i që arrestuar nga organet e hetuesisë dhe Prokurorisë Speciale, t’i merre në mbrojtje këtë person[Nagip Krasniqin] ose me herët e merret në mbrojte Martin Berishajn të cilin e quante profesor Berisha, i cili ka tërhequr miliona para dhe nuk dihen se ku kanë përfunduar ato para”, ka deklaruar Haxhiu në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.