Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk po kërkojnë që deputetët të cilët ishin në opozitë mandatin e kaluar të votojnë për emrin e saj si kryekuvendare. Ka shtuar se mund të votojnë edhe kundër edhe të abstenojnë.

Sipas saj, ka alternativa se si mund të vazhdojnë tutje.

“Ka një inat që është i pakuptueshëm, që nuk i bën mirë vendit sepse është e rëndësishme që të gjithë deputetet të marrin pjesë në votim dhe jo të vijnë e të mos bëjnë asgjë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në tentimin e 26-të. Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një dakordim. Deputetët janë pajtuar që seanca e ardhshme të mos mbahet të premten dhe të pushojnë për festën e Bajramit. Për herë të parë, vazhdimi do të mbahet qysh të nesërmen. Pra përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten.

Edhe këtë të mërkurë, dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për ishin 53 deputetë dhe një votoi kundër.