Haxhiu për rastin Dehari: Incizimet e kamerave janë marrë nga disa zyrtarë para se ato t’i merrte policia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konference për media për rastin e Astrit Deharit, ka akuzuar kryeinspektorin e Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe ish-drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren për marrjen e pamjeve të kamerave, duke thënë se një gjë e tillë përbën shkelje





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të thirrur për të folur për vdekjen e Astrit Deharit në vitin 2016, ka thënë se provat janë manipuluar.

Haxhiu është shprehur se incizimet kur kishte ndodhur rasti në vitin 2016, të cilat sipas saj, supozohet t’i merrte së pari policia, ishin marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, në rast të ndonjë veprimi me elemente të natyrës penale, autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia”.

“Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të zyrtarëve Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga komisioni tjetër. Kjo përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se incizimet e kamerave janë marrë nga data pesë, gjashtë dhe shtatë nëntor të vitit 2016.

“Është e rëndësishme të theksohet se incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë marrë para se ato t’i merrte policia. Pra, nga data pesë kur ka ndodhur rasti dhe data 6, 7 nëntor të vitit 2016. Është e çuditshme sesi zyrtarët korrektues dhe kryeinspektori i MD-së, kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se ata zyrtarë mund të kenë çasje në incizime, por sipas saj, nuk kanë të drejtë t’i marrin ato përmes USB-ve, dhe as para policisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Tutje, Ministrja e Drejtësisë foli edhe për dy raporte të nxjerra nga kryeinspektori Ylber Topalli. Sipas Haxhiut, këto dy raporte janë kundërthënëse, sepse sipas saj, në raportin e parë thuhet se Astrit Dehari, ka kryer vetëvrasje kurse te raporti i dytë thuhet vetëm se ka vdekur.

Haxhiu ka thënë se kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, i ka tejkaluar kompetencat e tij, për shkak se sipas saj, ai nuk ka të drejtë ta cilësojë një rast si vetëvrasje apo vrasje.

“Sipas raportit të Inspektoratit, kryeinspektori në vitin 2016 lidhur me rastin në fjalë ka nxjerrë dy raporte dhe kontradiktore. Njëra me datë 14.11.2016 dhe tjetra me datë 21.11.2016. Të njëjtat i kam këtu para vetes”, ka thënë ajo.

“Arsyeja pse inspektorati e ka vlerësuar këtë si problem është sepse në raportin e parë, të kryeinspektorit thuhet se po bëhet inspektim i jashtëzakonshëm, duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke i tejkaluar kështu kompetencat ligjore, sepse kryeinspektori dhe inspektorati i MD-së, nuk ka të drejtë të cilësojë a është vrasje a po vetëvrasje, ai merret vetëm me rrethanat e rastit. Pra ne vlerësojmë sipas inspektoratit që i njëjti ka tejkaluar kompetencat ligjore si kryeinspektor.”, ka vijuar ajo.

Tutje, Haxhiu ka thënë se kryeinspektori Topalli e ka mohuar nënshkrimin e raportit të parë, atë të datës 14.11.2016

“Ndërsa, në raportin e datës 21.11.2016, thuhet se që po bëhet inspektim në rastin e vdekjes, pra janë dy raporte kontradiktore. Këto raporte janë të nënshkruara kryeinspektori Ylber Topalli, ku raportin e datës 14 ky i fundit e mohon pra këtë të cilën e kam para jush, i njëjti e mohon se ekziston si i tillë e mohon edhe nënshkrimin”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se i takon organeve të ndjekjes të hetojnë dhe tregojnë nëse raporti i datës 14.11.206, është i falsifikuar apo jo.

Haxhiu ka folur edhe për dëshmitarin kryesor në rastin Dehari, Naser Makollin, i cili ishte transferuar në qendrën e paraburgimit në Lipjan, ku po ashtu, sipas saj, ishin transferuar edhe stafi përgjegjës në rastin Dehari.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se stafi përgjegjës nuk është suspenduar menjëherë, por pas 16 ditësh.

“Në vend të suspendimit të menjëhershëm të stafit përgjegjës siç ndodh aktualisht, gjithçka që ndodh në qendrat korrektuese të paraburgimit hapi apo veprimi i parë që bëhet është suspendimi i zyrtarëve pa e paragjykuar fajsësinë. Ata kanë vazhduar të jenë në punë deri më 21 nëntor 2016, pra me pesë nëntor ka ndodhur rasti ata kanë vazhduar deri më datë 21 të qëndrojnë në punë. Konsiderojmë se kanë lënë hapësirë për manipulim të provave dhe dëshmive”, ka thwnw ajo.

“Është po ashtu e çuditshme dhe e paprecedantë se dëshmitari kryesor në rastin Dehari, Naser Makolli,  më 9 dhjetor  transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ku paraprakisht në qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficerët me masën disiplinore të transferimit. Pra, me fjalë të tjera janë transferuar edhe zyrtarët përgjegjës edhe dëshmitari kryesor, Naser Makolli,  me që rast dëshmitari kryesor kishte ndërruar jetë po aty, a mendoni se kjo mund të jetë rastësi?”, ka vijuar Haxhiu.

Gjetjet e raportit, Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se do t’i dorëzojnë te kryeprokurori i shtetit.





Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika