Haxhiu për rastin e kryeprokurorit Buzhala: Të nisin hetimet dhe të ketë suspendim të tij

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu në lidhje me raportimet e fundit për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, që dyshohet se ka tentuar t'i dërgojë pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë, ka thënë duhet të nisin hetimet dhe të ketë suspendim të tij. Sipas saj, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, ka tentuar t’i dërgojë pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se janë të panumërta ankesat që adresohen në Ministri të Drejtësisë, lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka shtuar se kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve e  për procese të kurdisura.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Sipas Haxhiut, tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen.

Ndryshe të mërkurën e 13 korrikut, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Zyra e Kryeprokurorit: Do të marrim të gjitha veprimet e nevojshme për dyshimet ndaj Ramiz Buzhalës

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika