Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy personave të vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.
Haxhiu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, njofton Dukagjini.
Haxhiu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për familjet e prekura nga kjo ngjarje, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.
“Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
