Haxhiu: Përmbyllja e vettingut dhe jetësimi i Byrosë do të bëhet në gjysmën e dytë të këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmbyllja e procesit të vettingut dhe funksionalizimi i një institucioni siç është Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohen në gjysmën e dytë të vitit 2023

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, beson që dy premtimet kryesore që ka vendosur para vetes, atë për procesin e vettingut dhe Byronë për Konfiskim dhe Verifikim të Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohen në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Në një intervistë për kp, e para e Drejtësisë shprehet e bindur, po ashtu, që edhe Kodi Civil do të marrë mbështetjen e ligjvënësve në muajt e parë të këtij viti.

Ministrja Haxhiu ka thënë, ndër të tjera, se opinioni i dytë i Komisionit të Venecias sa i takon Ligjit për Byronë për Konfiskim dhe Verifikim të Pasurisë së Pajustifikueshme ka qenë pozitiv dhe në janar pritet që këto ndryshime të votohen në Komisionin Parlamentar për Legjislacion.

“Sipas planifikimeve tona në momentin kur Kuvendi i Kosovës e voton në lexim të dytë, e presim që kjo të ndodhë në janar, pra në këtë muaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që pastaj të nisë edhe shkrimi i akteve nënligjore, pasi ligji parasheh që brenda 6 muajsh të nisë hartimi i akteve nënligjore. Ne mendojmë se duhet të jetë një afat pak më i shkurtër, sepse kemi nevojë jashtëzakonisht shumë për këtë ligj, jam e bindur se do të arrijmë t’i finalizojmë aktet nënligjore”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se në 6-mujorin e dytë të vitit 2023 nis edhe procedura për zgjedhjen e drejtorit dhe stafit tjetër mbështetës që do të punojnë në këtë institucion.

“Pra planifikimet janë që në 6-mujorin e dytë të nisen procedurat për zgjedhjen e këtij institucioni dhe më pastaj marrja e përgjegjësve nga i njëjti”, thekson ajo.

Ajo ka theksuar se, derisa dy vitet paraprake shërbyen për të punuar në koncept-dokumente e amendamente kushtetuese për vettingun por edhe për Projektligjin për Byronë, gjysma e vitit 2023 duhet t’i gjejë duke jetësuar në praktikë të dyja këto procese.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika