Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po bëhen përpjekje që sa më shpejt të përfundojë raporti i autopsisë. “IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë,” […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po bëhen përpjekje që sa më shpejt të përfundojë raporti i autopsisë.
“IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë,” tha Haxhiu.
Ajo sqaroi se deri më tani Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast. Ministrja theksoi rëndësinë e zbardhjes së plotë të rastit dhe informimit të drejtë të opinionit publik mbi të gjitha të gjeturat zyrtare.















