Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadores së re dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj do të thellohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar edhe rolin e mërgatës së Kosovës në Zvicër në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, është shprehur Haxhiu.

Në këtë takim, U.D. Presidentja e Kosovës e ka siguruar ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e plotë institucional në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika