Haxhiu pret në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, diskutohet për marrëdhëniet në mes të dy vendeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj.

Ministrja Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Malaj, duke e uruar atë njëkohësisht edhe për detyrën e re.

“Gjatë takimit të ngrohtë, u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e përbashkëta në shumë fusha”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Tutje, ministrja Haxhiu e ka njoftuar ambasadorin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë e që ndërlidhen me reformën në drejtësi, pako kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhuna në familje dhe adresimin e krimeve të luftës.

Ndërsa, ambasadori Malaj e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë, përkushtimin dhe angazhimin e tij në arritjen e rezultateve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika