Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez Westerlund, e falënderon për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Suedi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar njëherësh angazhimin dhe kontributin e ambasadorit Westerlund në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ajo e falënderoi diplomatin suedez për bashkëpunimin e ngushtë gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në detyrat e ardhshme.

Sipas njoftimit, Haxhiu theksoi se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Suedisë do të vazhdojnë të zhvillohen e të forcohen edhe në të ardhmen

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika