Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me qytetarë në Fushë Kosovë në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi, Haxhiu tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë pritur ngrohtësisht nga qytetarët, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një motiv shtesë për vazhdimin e fushatës elektorale.
“Në Fushë Kosovë u mirëpritëm nga qytetarët në kuadër të takimeve mobilizuese për 7 qershorin që po afrohet.
Me përkushtim të palëkundur, bashkë vazhdojmë drejt fitores në mbarë vendin të dielën.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!”, ka shkruar Haxhiu.