Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bën të jemi vend normal

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese, dhe ka thënë që që reciprocitetin na bën të jemi vend normal

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Haxhiu përnes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që reciprocitetin na bën të jemi vend normal.

“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar ministrja.

Ndërkaq për arritjen e kësaj marrëveshje ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i cili ka thënë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar për dokumentet identifikuese.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe kjo marrëveshje iu lejon serbëve në Kosovë dhe gjithë qytetarëve e tjerë  të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika