Haxhiu: Reformat e nisura në sistemin e drejtësisë nuk mund t’i ndalojnë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se themelimi i Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet dhe sipas saj me këtë ka ndodhur një reformë në drejtësi dhe sipas saj këto reforma “nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve”

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se puna e themelimit të Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është filluar në Qeverinë Kurti I dhe sipas saj dërgimi i Lijgit për këtë Byro në Gjykatë Kushtetuese ka për qëllim zhagitjen e reformave.

Ajo ka theksuar se ky projektligj është dërguar edhe në Komisionin e Venecias dhe së fundi është sjellur edhe në Kuvendin e Kosovës për tu votuar.

Haxhiu është shprehur se reformat që qeveria i ka nisut në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndalen nga askush. Ndërsa, ka kritikuar opozitën duke thënë se “Nuk ka institucion më të lartë se Komisioni i Venecias për të shuajtur dilemat e opozitës”.

Haxhiu ndër të tjera ka theksuar se kjo Byro do të bëhet dhe sipas saj edhe Drejtësia do të triumfojë.

“Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime pëbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve.Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Haxhiu në Facbeook.

“Në përputhje me zotimin tonë para qytetarëve, në Qeverinë Kurti 1 patëm filluar punën për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Përgjatë kësaj periudhe janë mbajtur qindra mbledhje deri në hartimin dhe harmonizimin e projekt-ligjit mbi të cilën Byroja do të merrte jetë. Për të qenë edhe më korrekt, pas kërkesës së opozitës dhe para miratimit në parim, projekt-ligjin e dërguam edhe në Komisionin e Venecias si institucionin më kredibil për demokraci nëpërmjet ligjit. Pasi kaloi të gjitha hallkat e verifikimit më në fund u soll në Kuvend për t’u votuar në leximin përfundimtar”.

“Nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuajtur dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias. Madje edhe vet Gjykata Kushtetuese në rastet sidomos më komplekse, konsultohet me Komisionin e Venecias.Kësisoj, dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, ka për qëllim zhagitjen e reformave”, ka vijuar më tej Haxhiu.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika