Haxhiu rendit “të arriturat” e veta në dyvjeçarin e qeverisjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu, kanë publikuar një video dhe kanë listuar "të arriturat" e tyre në periudhën dyvjeçe të qeverisjes

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësi i saj, Blerim Sallahu, kanë publikuar një video dhe kanë listuar “të arriturat” e tyre në periudhën dyvjeçe të qeverisjes.

Haxhiu dhe Sallahu thanë që po bëjnë punë për ta kompletuar bazën ligjore, e cila sipas tyre mundëson zhvillim të Vetingut, duke shtuar se e kanë kursyer buxhetin publik.

Ministrja e Drejtësisë në video ka folur edhe për masat që i kanë marrë për t’i adresuar krimet e luftës duke i rritur kapacitetet me katër prokurorë në Prokurorinë Speciale, dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, shprehet Haxhiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika