Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se, në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, do të ndërmarrë veprimet për lirimin e tyre nga detyra, sapo KGJK-ja t’ia dërgojë propozimet.
“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërrmarë veprime për lirim nga detyra të tyre”, ka shkruaru tutje ajo.