Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të nisë rruga për themelimin e institucioneve të reja.

Haxhiu ka bërë të ditur se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

Ajo ka vlerësuar se certifikimi i rezultateve përmbyll një proces të rëndësishëm demokratik, duke theksuar se mandati i dhënë nga qytetarët duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjësi.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, nis afati për formim të institucioneve

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika