Haxhiu shpenzoi mbi 12 mijë euro gjatë tre muajve si ushtruese e detyrës së Presidentes

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.

Sipas njoftimit, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kanë arritur në 12,421.39 euro.

Zyra e Presidentes ka sqaruar se kjo shumë përfshin vetëm periudhën nga 4 prilli 2026, kur Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.

Institucioni ka bërë të ditur se mediat dhe palët e interesuara mund t’i drejtohen Zyrës së Presidentes për informacione ose sqarime shtesë përmes adresës elektronike [email protected].

Në njoftim theksohet se marrja e informacionit drejtpërdrejt nga institucioni synon të mundësojë raportim të plotë dhe të saktë, si dhe të shmangë keqinterpretimet që mund të krijohen nga paraqitja e pjesshme ose jashtë kontekstit e të dhënave.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika