As në tentativën e gjashtë, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe pati 3 abstenime, duke mos i siguruar votat e mjaftueshme.
Edhe këtë herë, deputetët e Nismës abstenuan nga votimi.
Kështu, seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar për herë të tetë radhazi, dhe pritet të vazhdojë të enjten nga ora 10:00.