Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë një vendim lidhur me përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha, i cili është suspenduar deri në një vendim të  Komisionit Disiplinor.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se nuk mund të tolerohet që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm, të realizohen interesa të kundërligjshme personale.

“Z. Ilir Mulhaxha , përmbarues privat në Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, suspesondet nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të  komisionit disiplinor”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tregon se ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.

“Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara. Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD, ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A., në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me lëndën përmbarimore.

Suspendohet përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha