Haxhiu – Tahirit të PDK-së: Ti nuk mundesh me gjetë asnjë moment kur unë kam bërë një skandal

Në seancën e sotme të Kuvendit po vazhdojnë replikat në mes të deputetëve të opozitës dhe ministres së Drejtësisë. Së fundmi, ministrja Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se ai nuk mund të gjejë asnjë moment kur ministrja ka bërë një skandal

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

Haxhiu i ka thënë Tahirit se prej që është angazhuar në politikë, nuk ka bërë asnjë skandal dhe nuk është përfshirë në ndonjë aferë korruptive.

“I nderuar z.Tahiri, që nga viti 2010 jam angazhuar në politikë dhe për të gjithë veprimtarinë time politike, publike ndihem krenare. Ti nuk mundesh me gjetë asnjë moment kur unë kam bërë një skandal ose kur unë jam përfshirë në aferë korruptive”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë veprime të paligjshme.

“Kurrë asnjëherë prej që kam qenë deputete e tashmë ministre nuk kam bërë veprime të cilat kanë qenë të paligjshme ose të cilat mund ta cenojnë reputacionin ose integritetin tim”, ka thënë Haxhiu.

Kjo replikë e ministres vjen pasi shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka thënë ministres Albulena Haxhiu se po të kishin humbur mostrat e vdekjes së Astrit Deharit gjatë kohës kur ai shërbente si ministër i Drejtësisë, nuk do të mundte të vazhdonte të ishte prezent në sferën publike.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika