Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka pritur në takim drejtorët e qendrave korrektuese. Në këtë takim, sipas njoftimit, është diskutuar për “për sigurinë, rastet psikiatrike, programet rehabilituese, si dhe për raportin e auditorit”.

“Nga drejtorët e qendrave korrektuese pritet të hartojnë planet lidhur me aktivitetet që do t’i ndjekin këto qendra, gjatë periudhës mars-korrik 2023”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ministrja Haxhiu ofroi mbështetjen e plotë për tejkalimin e sfidave, të cilat presin përkushtimin e duhur institucional, veçmas nga strukturat drejtuese.