Haxhiu takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders. Në këtë takim është diskutuar për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Komisioneri për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders, të premten e katër nëntorit.

“Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders, ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje në këtë komunikatë njoftohet se Komsioneri është njoftuar për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu është zotuar për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika