Haxhiu takohet me kryesuesin e KGJ-së, diskutojnë për kampanjën globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kanë diskutuar rreth aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën e 15 nëntorit është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj. Ata kanë diskutuar për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për reformën në drejtësi, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raportin për vendin e po ashtu reforma në administratën e sistemit të drejtësisë dhe për veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e Gjykatës Administrative.

Në takim është dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit institucional rreth reformës në drejtësi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika