Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku edhe është takuar me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca.
Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.
Haxhiu, ka thënë se do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.