Haxhiu takon kryesuesin e KPK-së, kërkon përshpejtim të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka takuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi.

Haxhiu thotë se me Gashin ka diskutuar për arritjet dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi prokurorial në vend, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, Haxhiu bën të ditur se kanë diskutuar për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu folëm edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional. Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika