Haxhiu thërret seancë urgjente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha kandidatet e nominuara nga VV për Presidente

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republika e Kosovës do të mbahet sot në orën 20:30.

Në këtë seancë janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të marrin pjesë në këtë seancë, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve të tyre kushtetuese.

Të fundit nga rubrika