Haxhiu uron Hoxhën për detyrën e re: Ju keni qenë zëri i Kosovës në botë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim zyrtar Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Me këtë rast, Haxhiu e ka përgëzuar Hoxhën për marrjen e detyrës së re, duke theksuar kontributin dhe përvojën e tij të gjatë në diplomaci, veçanërisht në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, ka deklaruar Haxhiu, duke vlerësuar angazhimin e ministrit shqiptar në mbështetje të Kosovës në organizata dhe forume ndërkombëtare.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, koordinimi në politikën e jashtme, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve. Haxhiu theksoi rëndësinë e afërsisë historike, gjuhësore dhe kombëtare si bazë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Një pjesë e bisedimeve iu kushtua edhe rrugës euroatlantike të Kosovës ku bëhet e ditur se u.d. Presidentja kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe avancimin e procesit të afrimit me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe.

Në përfundim, Haxhiu theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në forumet ndërkombëtare, me qëllim forcimin e pozitës së Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajon dhe në Evropë.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika