Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë një mesazh për unitet, solidaritet dhe paqe.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e respektit dhe bashkimit mes njerëzve.
“Në këtë feste të madhe të Kurban Bajramit, le të na bashkojë respekti, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin. Le të jetë kjo festë një mesazh paqeje, afërsie dhe unifikimi mes njerëzve tanë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë. Ti themi Jo përçarjes”, ka shkruar ai.