Haxhiu: Vetëvendosja sa herë që s’ka argumente prodhon konflikte, është parti e ndërtuar mbi dhunë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur sërish për incidentin e ndodhur ditë më parë në Skenderaj mes kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Haxhiu, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Vetëvendosje në vazhdimësi ka atakuar eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa thotë se sipas tij, kështu veprojnë ndaj kujdo që u del kundër.

“Një mobilizim i qytetarëve jo vetëm në Skenderaj, por po vërehet qartë tendenca e qeverisë që të krijojë konflikte dhe përçarje shoqërore dhe ajo ishte edhe me manipulimin e njësive speciale kur janë sjellur në orët e vona të mbrëmjes për shkak të një konflikti që kishte ndodhur e i cili nuk ishte i përmasave të një tragjedie apo do të duhej të vinte Njësia Speciale – ishte si pasojë e një gjuhe të urrejtjes të instaluar ndër vite nga Vetëvendosje duke atakuar eprorët e UÇK-së dhe këndo që del kundër Vetëvendosjes përballet me fyerje e ofendime të njëjta duke i cilësuar si bashkëpunëtor të Serbisë e ka njerëz nga ta që e kanë larguar Serbinë nga Kosova dhe të tillë atakohen nga Vetëvendosja për përçarje shoqërore. E kanë një rrjet të organizuar për të parandaluar kritikën duke përdorur fyerje e sharje ndaj kujtdo”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Vetëvendosje s’ka të drejtë të flas për dhunë pasi sipas tij e njëjta parti është e ndërtuar mbi dhunë.

“PDK-ja ka hierarki, por ka demokraci të brendshme dhe ka një strukturë të ndërtuar anë e mbanë Kosovës dhe dihet qartë vendimmarrja por kur flet VV-ja për dhunë menjëherë na kthehen ne mendje skenat e dhunës në Kuvend, gjuajtjet me zollë. Këta në çdo situatë kur s’kanë pasur argumente kanë prodhuar konflikte – nëse një parti politike ka ardhur në skenë me dhunë është Vetëvendosje dhe s’kanë të drejtë të flasin për dhunën pasi është parti e ndërtuar mbi dhunë dhe kemi mbi 240 policë që janë ‘sakatosur’ nga Lëvizja Vetëvendosje në protestat e tyre për kauza të cilat të gjitha i kanë harruar”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika