Haxhiu viziton në QKUK gruan që u plagos nga burri i saj në Fushë-Kosovë

FOTO:EO

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja që u plagos nga burri i saj dje në Fushë-Kosovë.

Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili e ka njoftuar me gjendjen e të plagosurës, raporton Ekonomia Online.

Një ditë më herët, ajo ka kritikuar sistemin e drejtësisë se duke lënë të lirë të dyshuar për dhunë në familje po stimulojnë rastet si ky.

Sipas Haxhiut, i dyshuari sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.

“Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, kishte thënë Haxhiu.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se gjendja e gruas që u plagos të martën nga burri i saj në Fushë-Kosovë është stabile.

Kolgeci, në një përgjigje për Portali Dukagjini, ka thënë se e plagosura ka pasur lëndime në krahun e majtë, në kokë dhe bark, por më të rëndat kanë qenë ato në regjionin e toraksit të majtë.

“Kiriurgjia Torakale ka bërë një intervenim kirurgjik që ka qenë i nevojshëm dhe mandej ajo është transferuar në klinikën tonë për trajtim më të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit për momentin është stabile dhe besoj se kjo gjendje do të vazhdojë. Lëndimet i ka pasur në krahun e majtë, që është lëndim më i vogël, në kokë, në bark. Por, ajo që është më e rëndë ka qenë në regjionin e toraksit të majtë”, ka deklaruar Kolgeci.

Ndryshe, një grua është plagosur me armë zjarri nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës mëngjesin e 6 gushtit dhe e njëjta ishte dërguar për tretman në QKUK.

I dyshuari, në këtë rast burri i së plagosurës është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte sqaruar se i arrestuari për plagosjen e gruas në Fushë Kosovë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, atë të “mbajtjes në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “mospërfillje të gjykatës”.

Ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari katër ditë më parë, pra më 2 gusht, ishte ndaluar për shkak se dyshohej se kishte kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Dy ditë më pas, Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe kishte kërkuar që t’i caktohej masa e paraburgimit.

“Po ashtu, më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovës, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhej në njoftim.

Prokuroria tha po ashtu se Gjykata kishte refuzuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, “ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika