Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet ta marrin dënimin e merituar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasësit e Liridona Ademajt, duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë. Ministrja ka theksuar se rasti i vrasjes së Liridonës tregon se ende ka shumë punë për të bërë në drejtësi dhe se çdo individ në Republikën e Kosovës duhet të respektojë dinjitetin e të tjerëve

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Vrasësit e Liridona Ademajt duhet ta marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë, kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu këtë deklaratë e ka dhënë në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu ka shtuar se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën.

Ajo ka përmendur vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve të arrestuar është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se është çnjerëzore detyrimi i heqjes së fëmijës femër.

“Betejat e këtij rangu kërkojnë qëndrime dhe veprime. Sipas të dhënave të vitit 2022, janë raportuar 1070 aborte, shifër kjo që mund të jetë shumë më e lartë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se aborti selektiv ndikon në aspektin emocional dhe psikik të nënave.

“Ky fenomen prek më shumë vajzat, fatkeqësisht edhe Kosova është një nga vendet”, ka shtuar Nagavci.

Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-s, Visare Mujko Nimani, ka thënë se ndër vite ka pasur më shumë lindje të djemve se vajzave./KP

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika