Haxhiu: VV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të japë përgjegjësi

Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk do të votonte ‘pro’ një koalicioni të mundshëm qeverisës mes PDK-së dhe VV-së.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Haxhiu tha se vendi është “katandisur në krizë” dhe sipas tij fajtori kryesor është Lëvizja Vetëvendosje teksa shton se për të pasur pushtet absolut e ‘quan vendin në zgjedhje’.

“Të gjithë qytetarët sot shohin, ju si media, e ne si politikanë shohim krizën ekonomike, krizën institucionale dhe krizën politike në të cilën është katandisur Kosova – një parti politika e cila ka fituar 51 % dhe ka pasur shumicën parlamentare të akuzojë një parti e cila ka pasur 21 deputetë që po e bllokon 51% është e palogjikshme dhe e paarsyeshme dhe asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar që të zgjedhin Presidentin dhe po shihet qartë që vendin e ka quar në zgjedhje nga apetitet për të pasur pushtet absolut”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu foli gjithashtu edhe për takimet politike për çështjen e presidentit duke përmendur diskutimet mes kryetarit të PDK-së Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti teksa thekson se këto takime nuk kanë prodhuar zgjidhje reale për shkak të, siç u shpreh, mungesës së vullnetit për marrëveshje nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në takimin që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, që ka pasur me Albin Kurtin është diskutuar për procesin që të dakordohen për procesin ‘ai i ka thënë Hamzës se ti e propozon një emër, unë e propozoj një emër’ në rastin kur ai i ka 66 deputetë dhe ti 22 që t’ja mundësoj zgjedhjen – lojë e ulët politike pa vullnet për të bërë zgjidhje sepse s’kanë qenë të interesuar. Albin Kurti nuk ka kërkuar President të Kosovës ka kërkuar asistent të Albin Kurtit i cili e ka emrin president. Kjo është bërë me qëllim dhe e them në shumë takime me qytetarët se këto zgjedhje janë vendimtare për Kosovën sepse e përcaktojnë rrugëtimin e Kosovës për të ardhmen – është një udhëkryq ku do për përcaktohet mes demokracisë dhe diktaturës – përpjekja e Albin Kurtit është kjo pasi siç thotë edhe ai ‘do ta zhduki opozitën’. Pra ky është qëllimi i tij që të zhdukë këndo që mendon ndryshe dhe me qenë vetëm një parti-shtet dhe sikur në Korenë e Veriut është armik i shtetit dhe jo vetëm i partisë”, u shpreh Haxhiu.

Sipas Haxhiut, zgjedhjet e 7 qershorit janë vendimtare për drejtimin e vendit dhe për, siç tha ai, rikthimin e stabilitetit institucional dhe ekonomik teksa sipas tij Lëvizja Vetëvendosje duhet të shkojë në opozitë.

“Kosovës i duhet një qeveri e re sepse një qeveri që ka qëndru gjashtë vjet dhe s’ka bërë asgjë. I gjorë është ai i cili qëndron për gjashtë vjet në pushtet dhe e kantandis shoqërinë në këtë nivel dhe në këtë varfëri. VV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të përgjigjet për të gjitha të këqijat që ka bërë gjatë këtyre gjashtë viteve”,  thotë Haxhiu.

Të fundit nga rubrika