Hazard njofton pensionimin nga detyra ndërkombëtare

Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, ka njoftuar se është pensionuar nga detyra ndërkombëtare në moshën 31-vjeçare dhe një vendim i tillë erdhi pas eliminimit të Belgjikës qysh në fazën e grupeve në Katar. Teksa, sipas tij "Vazhdimi është gati dhe një faqe kthehet sot"

Eden Hazard





Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, zyrtarisht ka njoftuar se është pensionuar nga detyra ndërkombëtare në moshën 31-vjeçare.

Sulmuesi luajti në të tre ndeshjet e Grupit F, por nuk shënoi pasi Belgjika mundi Kanadanë, humbi ndaj Marokut dhe luajti një barazim pa gola me Kroacinë për të përfunduar në vendin e tretë.

Penisionimi i Hazard vjen pas performancës turpëruese të Belgjikës në Katar 2022, ku u eliminuan qysh në fazën e grupeve, shkruan Evening Standard.

Lidhur me tërheqjen e tij nga detyra për të luajtur për kombëtaren, Hazard ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, që ka bërë të ditur pensionimin e tij nga detyra ndërkombëtarë dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.

“Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Vazhdimi është gati. Një faqe kthehet sot. Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për gjithë këtë lumturi të ndarë që nga viti 2008.Do të më mungosh”, shkroi Hazard në rrjetin social Instagram.

Hazard ishte kapiten i Belgjikës dhe po largohet nga Belgjika pas 14 vjetësh, përgjatë karrierës ndërkombëtare u paraqit në 126 ndeshje mes viteve 2008 – 2022, periudhë në të cilën ai shënoi 33 gola.

Njoftimi i 31-vjeçarit shënon fillimin e fundit të të ashtuquajturit ‘Brezi i Artë’ i Belgjikës.

Ndryshe, suksesi më i madh i Hazardit me Belgjikën ishte vendi i tretë në Botërorin e vitit 2018 të mbajtur në Rusi.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika