Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit i ka tradhtuar idealt e tij të cilat i kishte pasur sa kishte qenë në opozitë dhe përveç kësaj ai thotë se Kurti e amnistoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga debati parlamentar kryeministri Kurti konfirmoi se për të është me rëndësi VV dhe jo Republika. A e dini pse? Sepse ka shkaktuar marrëveshje të përkohshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Kryeministri i VV-së nuk ka tradhtuar BE-në, ndoshta as Evropën dhe as shqiptarët kudo që janë. Kurti ka tradhtuar besimtarët e majtë të VV-së, e ka tradhtuar vetveten dhe do besimtarë që vetën e quajnë “guximtarë”, të cilët, po ashtu, kanë guxu me e tradhtu vetën e tyre, duke besuar që po ia bëjnë këtë LDK-së. LDK janë lojalista dhe mbeten instuticionilista përjetë. Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure”, ka thënë Haziri.

“Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së, vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeministër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar!”, ka shtuar ai

Më tej ai është kundërpërgjigjur Kurti kur ky i fundit e akuzojë  LDK-në dhe PDK-në se me ta Vuçqi ka nënshkruar ndërsa me të jo.

Haziri i është përgjigjur duke i thënë “sa për informatë, partia institucionale LDK është siguruar me Gjykatën Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguarës së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet”.

“Mos na shit mjegull neve institucionalistëve që Serbisë më 12 qershor 1999 ia kemi treguar largimin pa kthim nga toka e Kosovës!. Prej 17 shkurtit 2008 jemi sovranë në tokën tonë dhe të barabartë me familjet sovrane në botë”, ka thënë nënkryetari LDK-së.

Ndërkohë Haziri e ka akuzuar kryeministrin për mungesë të vizonit dhe pengës të Kosovës në rrugën drejtë NATO-së.

“Ka mbetur edhe pak punë që ju po zhagisni nga mosbashkëpunimi dhe mungesa e vizionit për një Kosovë evropianë e në NATO! Veç po na vononi, përndryshe kemi me mbërri aty me apo pa ty. Fati jonë është vendosur me 2 korrik!”, ka përfunduar Haziri.