Haziri: Arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritet te dështimet e Kurtit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka theksuar se Serbia ka humbur luftën në Kosovë dhe nuk përbën më një kërcënim, pasi vendi është i mbrojtur nga KFOR-i dhe NATO-ja. Ai kritikoi Qeverinë Kurti për një politikë populliste që, sipas tij, po izolon Kosovën nga aleatët ndërkombëtarë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Serbia nuk përbën më një kërcënim për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i dhe NATO-ja janë të mandatuara për të mbrojtur vendin.

Në një postim në Facebook, Haziri kërcënimet serbe i quajti si një “luftë hibride” nga Serbia, por theksoi se përpjekjet e saj për të krijuar krizë në Kosovë kanë dështuar.

“Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potencial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s.

Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosovës. Ne, me rezistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Haziri kritikoi Qeverinë e Kurtit, duke e akuzuar për një politikë të gabuar populiste që, sipas tij, po izolon Kosovën nga aleatët e saj ndërkombëtarë dhe nga fqinjët, përfshirë Shqipërinë.

Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një pengesë në raportet e Kosovës me NATO-n dhe shtetet perëndimore, ndërsa përmendi se Serbia, me politikën e saj të kushtëzimeve, ka dështuar historikisht.

“E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja populliste e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar.

Vuçiq e di që as Aleksandri i parë i Serbisë më 1920, as Aleksandri i dytë më 1956 dhe as ky i treti nuk mund ta mbajnë Serbinë në Kosovë si okupatore. Republika e Kosovës është kompromisi më i madh i shqiptarëve dhe zgjidhja më e mirë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Thjeshtë, do ta ketë fatin e atyre dy të parëve”, ka shtuar Haziri.

“Vuçiq përfaqëson politikën e kushtëzimeve dhe marrëdhëniet e kushtëzuara tash e 35 vite të Serbisë, si mjeti i vetëm politik që ka. Ata janë mësuar me marrëdhënie të tilla me sanksione ekonomike, financiare, kufizime e deri në luftëra. Edhe ky kushtëzim s’i kalon, por arsyetimi i tij po gjenë solidaritet fatkeqësisht, për shkak të dështimeve në qeverinë Kurti”.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika