Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi ku ka thënë se gjysma e Qeverisë Kurti 2, e pranojë që ka Asociacion të Komunave me shumicë serbe ndërsa sipas tij gjysma tjetër e mohojnë këtë gjë.

“Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka”, ka shkruar Haziri në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e 2 majit në Brukesl me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta diskutoj  draft-statutin e asaj , që Kurti e ka quajtur Zajednicë.

“Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë”, ka shtuar ai.

“Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, ka theksuar Haziri.

Më tej ai e ka akuzuar kryeministrin që është duke tentuar që t’i kamuflojë marrëveshje e vjetra me marrëveshje të reja.

“Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015”, ka potencuar ai.

“Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë!”, ka përfunduar nënkryetari i LDK-së.