Haziri – Hamzës: Kërkesat opsionale duhej t’i bënte më 10 shkurt, jo më 10 qershor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën si po e trajtojnë krizën politike që po zgjat prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se Bedri Hamza me PDK-në është dashur të veprojnë menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesa opsionale dhe jo të bëj deklarime me vonesë, më 9 e 10 qershor.

Sipas tij, përpjekjet për bashkëpunim me PDK-në kanë ekzistuar dhe kanë qenë konstruktive, ndryshe nga ajo që ai e cilëson si “bashkëpunim tejet zyrtar” me VV-në.

“Prej 9 shkurtit çfarë është dashur ta bëj zoti Hamza dhe PDK-ja është që në 10 shkurt në mëngjes me definu kërkesën opsionale edhe me pas veprim opsional për këtë çështje, e jo me 10 qershor e 9 qershor me komuniku, unë  e di që në debat… Kemi provuar, ka pasur takime politike, komunikim politik, ka pasur takim të vogla të rralla, komunikimi nuk ka munguar. Krejt është në kudër të një bashkëpunimi politik që është i mirë dhe i cili ka munguar me partinë e parë”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se LDK-ja ka lexuar drejt mesazhin politik të liderit të VV-së për ndërtimin e institucioneve me LDK-në.

“Defacto në funksion të komunikimit politik nuk ka pasur, komunikimi i partisë së parë me LDK është komunikim me letra. Nuk është asgjë e keqe, por në rastet kur punojnë partitë me zgjidh problemin komunikimi me letra tregon nivelin edhe formatin e bashkëpunimit. Ky bashkëpunim është tejet zyrtar. Letra shpreh dëshirën politike, vullnetin politik, me kunja shpeshherë, edhe pse LDK-ja e ka lexuar drejt që është vullnet politik i liderit te VV-së me ndërtu me institucione me LDK-në”, ka deklaruar Haziri.

“Opsioni ynë është i qartë: ndërtimi i një qeverie të përbashkët. Në këtë formulë nuk fiton e as nuk humb askush, fiton demokracia parlamentare”, ka shtuar Haziri.

Ai përmendi edhe rolin e Listës Serbe, duke theksuar se edhe pse janë të certifikuar si deputetë, ata janë përjashtuar nga formula e re e përbërjes së Kuvendit dhe nuk po marrin pjesë në funksionimin e tij.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika