Haziri i LDK-së pyet Qeverinë Kurti: Elektroserveri, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.

Haziri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Kurti po krekoset për mbështetje financiare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Madje, Haziri ka listuar tri arsye kryesore që Kurti “ka përçarë politikanët e Luginës”.

“Së pari, nuk është çështje e ruajtjes se identitetit kulturor e kombëtar, por vullneti i shprehur me referendum nga shumica absolute këtu e 30 vjet më parë.E dyta, ndihma më e madhe ndaj tyre është duke mos i përçarë, për duke ua respektuar vullnetin e tyre. E treta, prej këtyre mjeteve financiare, sa kanë me shku për lobime jashtë tyre?!”, ka shkruar Haziri.

Ai tutje ka pyetur se “E kjo puna e Elektroserverit, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?!”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika