Lutfi Haziri, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin Alban Hyseni për të qeverisurit e komunës duke vlerësuar se për 7 javë ka sjellë 7 dështime.

“Imazhi i Komunës sonë ka ra për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor”, është shprehur Haziri.

Tutje ai ka theksuar se kryetari i Gjilanit ka bërë politikë tinëzare duke u munduar edhe heronjtë t’i ndajë.

“Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej. E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë”, vijoi ai.

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror ka dalë përtej Gjilanit, ku ka nënvizuar se as Podeujva dhe Shtimja komuna me të cilat qeverisë Vetëvendosje nuk ka politika zhvillimore.