Haziri: LDK do të shkaktojë një ndryshim të madh në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka theksuar se partia ka realizuar reforma dhe ka ndërtuar një listë të re kandidatësh, duke u angazhuar për ndryshime të mëdha në nivel kombëtar dhe lokal

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, deklaroi se lista e kandidatëve të LDK-së është mbyllur dhe se partia e tyre ka bërë reforma të rëndësishme brenda strukturave të saj.

Ai theksoi se LDK është partia e parë që ka realizuar një reformë të brendshme dhe ka miratuar një program qeverisës, duke punuar në angazhime strukturore dhe politike pas zgjedhjeve lokale.

‘’Lista e LDK-së është mbyllë dhe ne jemi partia e parë që kemi shkaktuar reformë të brendshme edhe që kemi miratuar programin qeverisës dhe nga miratimi i tij, kemi punuar në angazhime të brendshme strukturore dhe në politika si parti më e madhe opozitare pas zgjedhjeve lokale’’ thotë ai.

Haziri potencoj se LDK ka punuar ngushtë me qytetarët dhe jo me funksionarë, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me ata në fshatra duke shtuar se me listën e re të kandidatëve, e cila është ndërtuar mbi parimin e përfaqësimit të politikave të LDK-së, do të ketë një ndryshim të madh në nivel vendi.

‘’Ne kemi punuar me njerëz dhe jo me funksionar. Kemi pasur takime të drejtpërdrejta me qytetarët, me fshatra, lagje, me grupet e interesave, atyre nga ekonomia, sporti, energjia.., tani një listë e re dhe e freskuar dhe e ndërtuar mbi parimin e përfaqësimit të politikave të LDK-së, është një ndryshim i madh që është shkaktuar dhe një ndryshim i madh që do të shkaktohet në nivel vendit’’ shprehet Haziri.

Nënkryetari Haziri, tha ka folur edhe për kandidimin e tij për deputet pas disa vitesh, Ai u shpreh se tani është i fokusuar për të mbështetur liderin e LDK-së dhe për të kontribuar në ndryshimin që do të vijë më 9 shkurt.

Sipas Hazirit, ndryshimi në Gjilan do të vijë natyrshëm pas ndryshimeve të nivelit kombëtar. Ai theksoi se, edhe pse aktualisht është kryetar i LDK-së në Gjilan, ky qytet do të mbetet gjithmonë prioriteti dhe motivi i tij, ndërsa tani është e angazhuar për ndryshimin e Kosovës.

‘’Unë rikthehem për garën e deputetit pas disa viteve, kam ndërprerë në vitin 2013, jam kthyer në Gjilan, kam fituar Gjilanin dhe kam udhëhequr atje, tani rikthehem një garë që do e përfaqësoj LDK-në në Kuvend. Tash jam i fokusuar që ta ndihmoj liderin e LDK-së, kur të vijmë tek ura e tjetër pastaj vendosim, tash është synimi me u shkaktu ndryshimi me 9 shkurt, masndej ndryshimi në Gjilan do të vije natyrshëm’’ shprehet ai për FrontOnline.

Ai theksoi se, edhe pse aktualisht është kryetar i LDK-së në Gjilan, ky qytet do të mbetet gjithmonë prioriteti dhe motivi i tij, ndërsa tani është e angazhuar për ndryshimin e Kosovës.

‘’ Derisa jam kryetar i LDK-së në Gjilan, natyrisht që e ruaj si prioritet sepse Gjilani mbetët motivi dhe dashnia ime e parë. Por tani jemi të angazhuar për ndryshim në Kosovë’’ përfundoj Haziri. /EO

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika