Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti u përket idealistëve dhe se baza e saj është anëtarësia, jo funksionarët.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se historia politike në Kosovë, sipas tij, i ka ndarë partitë kryesore në kategori të ndryshme, duke e cilësuar LDK-në si parti të idealistëve, PDK-në si parti të kryengritësve dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti të të pakënaqurve.
“LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia!
Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.
LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët.
Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri.