Lut Haziri nga LDK para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se LDK nuk  kanë refuzuar dialogun, por ftesën.

“Nuk është refuzim i dialogut, ka të bëjë me refuzimin e ftesës, sepse ju kemi përgjigj në ftesën e parë. Nuk ka nevojë të ketë takim politik për procedura siç po thotë zotëri Kurti, nëse është procedurale, atëherë duhet me trajtu si procedurale”, ka thënë ai.

“Nuk shkohet në takim për të drejtën e fitume dhe natyrisht këtu po mungon një marrëveshje politike që partia e parë duhet me realizu për kuvend edhe për Qeveri apo sido që e kanë planin. Me pas qenë LDK-ja në këtë pozitë ne para pesë javësh e kishim përmbyllë edhe Kuvendin edhe Qeverinë edhe çështjen e Presidentit e kishmi zbardh”, ka thënë Haziri.

I ypetur se si bëhet marrëveshja pa takime, Haziri është shprehur se “s’ka vullnet, nuk është që s”ka takime”.

“Nuk ka vullnet politik për me zgjidh problemin, me bë takime vetëm sa për tu taku, edh mu taku në parimin për mu marr vesh për mos me u marr vesh, LDK-ja nuk funksionon. Ne shkojmë në takim vetëm kur duhet me kry punë sa i përket angazhimit politik ne ju kemi përgjigj në letrën e parë. Letra e dytë, konsultime për konstituim të Kuvendit për çështje procedurale, procedurat i ka zotëri Dehari si ma plaku i këtij Kuvendi dhe zonja Jashari si ma e këtij Kuvendi në mungesë të tij, ata i kanë të drejtën procedurale dhe ceremoniale të këtij kuvendit, por nuk lejuan që me procedurë e ceremoni me ec kuvendi, atëherë kryetarja e Kuvendit në këtë rast zgjedhet vetëm me votë dhe ajo duhet të ketë një marrëveshje politike”, ka thënë Haziri.

Ai ka komentuar edhe deklarimin e Faton Pecit i cili kishte thënë se LDK është shoqëri aksionare dhe bllokuese e Kuvendit duke thënë se “njerëzit që dalin prej LDK-së nuk i marrin vlerat me vete së paku së paku duhet mi marr kujtimet e mira me veti.

“LDK-ja asnjëherë nuk ka ble bari të rriqnave në vend të zëvendësimeve të tjera dhe nuk ka fëlliq politika me situata të tilla kështu që i kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport LDK-ja është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit e janë eduku, janë pjekë politikisht, por ka edhe shumë të tillë që e kanë konsumu LDK-në, e kanë shfrytëzua LDK-në, jo si trampolinë politike, por e kanë gërry politikisht LDK-në për për motive politike. Nëse ju ec kështu le t’ju ecë, nuk është problem i yni, nuk o problem i LDK-së, ata kanë gjetë vend më të ngrohtë me punu politikisht por vlera nuk kanë marr, kanë marr interesa politike.

Ai folur edhe për votën e tij të cilën e kishte premtuar një natë më par në Debat Plus për konstituim të Kuvendit si votë të 61-të.

“Nëse më bindin që e kanë mirë e kanë të drejtë, siç kam thënë, unë jam i gatshëm vetëm duhet mem bind që me i besu propozimit dhe arsyet pse duhet me votu. Deri këtu nuk kanë arrit me bind kurrkënd, asnjë parti politike e as ne”, ka thënë Haziri.