Haziri: Marrim pjesë në votim të fshehtë vetëm me vendim të Kushtetueses
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nëse një procedurë e tillë përcaktohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon si rrugë të saktë, natyrisht që po, me vendim […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nëse një procedurë e tillë përcaktohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon si rrugë të saktë, natyrisht që po, me vendim të gjykatës. Çdo parti politike e ka respektuar vendimin, përveç VV-së”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka theksuar se LDK-ja asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin e Kushtetueses dhe se pjesëmarrja e mospjesëmarrja në votim është e përcaktuar qartë.
“Për mua vendimi i Gjykatës, edhe për LDK-në, nuk ka ndryshuar asnjëherë. Vendimin e Kushtetueses nuk e diskutojmë”, ka theksuar ai në Debat Plus.















