Haziri: Një numër i shteteve partnerë urdhëroi ushtarët të mos dalin nga kampet e tyre

Nënkryetari i LDK-së, Haziri ka deklaruar se mandati i NATO-së në Kosovë është një mandat i detyrimit të paqes që nënkupton se të detyrohet zbatimi i paqes në vend. Një numër i shteteve partnerë, siç tregon Haziri, urdhëroi ushtarët të mos dalin nga kampet e tyre gjatë tensioneve në veri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se një numër i shteteve partnere urdhëroi ushtarët e tyre të mos dalin nga kampet e tyre.

“Një numër i shteteve partnere i ka urdhëruar ushtarët të mos dalin nga kampi. Në këtë dhunën e fundit që kryesisht ishin ushtarë italianë, ishin ata që morrën mandatin dhe dolën me qetësu situatën dhe të menaxhonin krizën.”, tha Haziri në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Rreth 30 ushtarë pësuan lëndime atë ditë.

Gjersa iu tregua rasti kur kameramani i RTV Dukagjini kërkoi ndihmë nga ushtarët e KFOR dhe u shtye në drejtim të protestuesve, ai tha se mbrojtja ishte në mandatin e Policisë së Kosovës.

4 ditë më parë, protestuesit lokalë serbë kishin sulmuar gazetarët në Leposaviq. Kameramanit të RTV Dukagjinit nuk iu kishte ofruar ndihmë nga pjestarët e KFOR-it.

Haziri ka deklaruar se mandati i NATO-së në Kosovë është një mandat i detyrimit të paqes që nënkupton se të detyrohet zbatimi i paqes në vend.

“Nëse aktivizohet një shkallë më lartë mandati i KFOR-it në Kosovë atëherë nuk po flasim më për presence civile po as për prezence civile të Policisë, të asnjë institucioni në një territor kur NATO e merr në Kosovë. Mandati i NATO-së në Kosovë është mandat i detyrimit të paqes. Detyrohet me forcë zbatimi i paqes në atë territor. Ne gjithmonë e kemi marrë si ata e kanë mandate të caktuar por mos harroni, 300 burokratë të OKB-së paguhen miliona dollarë që NATO të qëndroj në Kosovë por sot deklarata e tyre ishte e moderuar, thanë merruni me dialog se ne nuk jemi në këtë fazë”, ka deklaruar Haziri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika