Haziri: Nuk ka ndodhur kurrë që LDK-së t’i dështojnë marrëveshjet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se gjatë historisë së saj politike, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dështuar asnjëherë në zbatimin e marrëveshjeve politike me subjektet tjera.

Në Debat Plus, Haziri tha se LDK, që nga periudha e pasluftës e deri më sot, nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi që nuk është respektuar.

Ai theksoi se partia ka qenë gjithmonë e qëndrueshme në marrëveshje, duke shtuar se “çdo gjë që ka thënë LDK e ka bërë, LDK dhe e mban fjalën”.

“LDK-se nuk i ka ndodhë prej vitit që ne ekzistojmë e deri më sot, marrëveshje bashkëpunimi me ba me dikë mos me zbatu. 38 vjet i bëjmë këtë vit, merre periudhën e pasluftës nuk i ka ndodhë LDK-së me i dështu marrëveshja kurrë. Ne kemi thënë nëse jemi 25 nuk i këna tri vota kemi thënë që i kemi 23 vota. Ne sot i kemi 18 deputetë…”, ka deklaruar ai.

I pyetur për votat e deputetëve të zgjedhur të LDK-së si Hykemte Bajramit, Arben Gashi e Avdullah Hoti në kontekst të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Haziri tha se kjo është çështje e brendshme e LDK-së.

“Nuk është problem i LVV-së, është i LDK-së”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika