Haziri për situatën në veri: Mos lejoni që gracka politike të bëhet humnerë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri.

Haziri, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se duhet me durim të përballohet kjo gjendje, teksa ka kërkuar që të mos ketë provokime në mënyrë që gracka politike të mos bëhet humnerë.

“Përkitazi me gjendjen në komunat veriore të Mitrovicës: Ne duhet të përmbahemi e me durim ta përballojmë gjendjen e trazuar me porosinë që të mos provokoheni dhe mos lejoni që gracka politike të bëhet humnerë”, ka shkruar Haziri.

Sot është lëshuar alarmi në veri, ku para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj në këto objekte.

Po ashtu, në Zveçan dhe Zubin Potok, siç ka raportuar RTV Dukagjini, ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika