Haziri: Presidentja Osmani është bërë zjarrfikëse politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “zjarrfikëse politike” midis Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Haziri tha se ndërkombëtarët po gjejnë mundësi për të komunikuar me institucionet e Kosovës vetëm përmes presidentes Osmani.

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, “zjarrfikëse politike” në mes të Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Haziri në “Debat Plus”, tha se ndërkombëtarët po gjejnë mundësi për të komunikuar me institucionet e Kosovës vetëm përmes presidentes Osmani.

“LDK e ka votu atë si presidente me një siguri që e kemi kërku. Kemi mundur të bëjmë kërkesa politike. E vetmja kërkesë ka qenë ta zbatojë Kushtetutën, ta garantojë dialogun politik, social… Presidentja na pat ardhë me një program edhe për ekonomi të gjelbër e ambient që ka me stimulu, përveç studimit të ligjit. Ne i kemi thënë a na garanton që je përfaqësuese kushtetuese e republikës… Tani është bërë zjarrfikësve politike, sepse ajo krejt këto kriza të vogla, tani natyrisht partnerët se lënë Kosovën vetë. Po e shfrytëzojnë të vetmen mundësi me komuniku me institucionet  tona”, tha ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika