Haziri: Rita Ora ka menduar se flamuri ishte i Hungarisë, e ka larguar në mënyrë diplomatike

Këngëtari Mentor Haziri, ka folur në lidhje me rastin kur Rita Ora performon me flamur të Serbisë, ai thotë se pasi e kuptoi se flamuri i cilit shtet ishtë, me një veprim diplomatik dhe të mençur e largoi flamurin

Rita Ora me flamur serb

Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas performancës së këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila gjatë koncertit u pa me flamurin e Serbisë teksa këndonte e vallëzonte.

Ai, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini, tha se Rita Ora ka menduar se flamuri është i Hungarisë.

“Imagjino çfarë drita ka në festivale të mëdha botërore. Asaj i është hedh një flamur, ajo ka menduar që flamuri është i Hungarisë, edhe e ka marrë e ka qitë në shpinë. Në momentin që e ka vërejtur flamurin, ka reaguar edhe me një veprim shumë diplomatik dhe të mençur e ka larguar”, është shprehur Haziri.

Ditë më parë këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, ishte duke performuar në një festival ndërkombëtar dhe në një moment iu hodh një flamur i Serbisë, dhe ajo performoi disa minuta me të në krah. Më pas, ajo ka reaguar duke thënë se flamuri iu hodh nga një fans dhe se nga drita nuk e ka vërejtur se çfarë flamuri është.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika